TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rama mungoi në Kuvend, Berisha e sfidon: Nëse je burrë hajde përballu 5 minuta

22:12 / February 2, 2023

Spiropali: ‘McGonigal’, thriller trillimesh e mashtrimesh, politikë për dy aspra e ligësi njerëzore

22:05 / February 2, 2023

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023

Dy shqiptarë në Sanremo 2023, violonçelisti Iljard Shaba do performojë me Anna Oxa

21:50 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Sporti

6 disfatat e Christian Panuccit

22:55 / December 30, 20185 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rezultatet e Kombwtares shqiptare nwn drejtimin e Christian Panucci kanw qenw mjaft dwshpwruese. Në 9 ndeshje, duke përfshirë sfida miqësore dhe të Ligës së Kombeve, kuqezinjtë kanë arritur që të marrin vetëm 2 fitore dhe një barazim. Në total janë 6 disfata për Shqipërinë, që mbylli aventurën në Ligën e Kombeve në vendin e fundi, por shpëtuan rënien në Ligën C në saj të një fitoreje të Norvegjisë, duke spostuar Qipron një Ligë më poshtë.

26 mars, Shqipëri-Norvegji 0-1

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 0-1 ndaj Norvegjisë në miqësoren e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, në një ndeshje ku trajneri Panucci eksperimentoi me formacionin dhe me zëvendësimet. Kuqezinjtë vuajtën disfatën përballë nordikëve në një përballje ku iu deshën 54 minuta për goditjen e parë në portë. Në momentin më të mirë të kuqezinjve, neglizhenca në prapavijë solli golin e Rosted, i pamarkuar në zonë që bëri të vlejnë centimetrat e tij mbi të tjerët në një goditje këndi. Grezda nga e majta e sulmit provoi të spikaste por goditja e tij ishte mbi traun e portës.

29 maj, Shqipëri-Kosovë 0-3

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi thellë ndaj Kosovës në miqësoren e zhvilluar në Zyrih, në një ndeshje ku trajneri Panucci pa se si skuadra bëri 90-minutëshin më të keq që kur ai drejton kuqezinjtë. Eksperimentet me formacionin nuk sollën asgjë pozitive. Zeneli zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 20-të me një gol të bukur. Shqipëria u mundua të reagonte, por në fillimin e pjesës së dytë do të pësonte sërish dhe sërish protagonist ishte Zeneli. Në fushë një Shqipëri e dorëzuar e cila në minutën e 67-t do të pësonte edhe golin e tretë.

3 qershor, Shqipëri-Ukrainë 1-4

Kombëtarja shqiptare vijoi me humbje të thella, duke u mundur 1-4 ndaj Ukrainës në miqësoren e luajtur në Evian. Porta e Berishës qëndroi e paprekur vetëm për gjysmë ore lojë. Konolpyanka kaloi në avantazh ukrainasit. Pak minuta më vonë një tjetër gabim i mbrojtjes i lejoi Iarmonenko të realizonte sërish për Ukrainën. Në sekondat e fundit ishte sërish kapiteni Iarmonenko i cili shënoi për Ukrainën që kishte në fushë disa lojtarë të rinj. Goli i vetëm i Shqipërisë u shënua nga Ndoj në të 88’. Ukraina nuk ishte dorëzuar dhe Konolpyanka shënoi golin e katërt, duke mbyllur sfidën.

7 shtator, Shqipëri-Izrael 1-0

Një gol i bukur nga Taulant Xhaka i dha  fitoren Shqipërisë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, kundër Izraelit. Djemtë e Panuccit ishin në formë të mirë, sidomos portieri Strakosha që disa herë shpëtoi gola të sigurt. Do të vinte minuta e 55-të kur kombëtarja kuq e zi do kalonte në avantazh. Një e djathtë e fortë e Xhakës në cep të portës, ishte e pakapshme për portierin mik. Edhe pas shënimit të golit, kuqezinjtë tanë tentuan që të gjenin edhe golin e dytë, por nuk arritën që të realizonin, duke mbajtur të hapur sfidën deri në fund.

10 shtator, Skoci-Shqipëri 2-0

Kombëtarja e drejtuar nga italiani Panucci ka dalë e mundur nga transferta skoceze me rezultatin 2-0, duke arritur të rezistojë vetëm një pjesë në “Hampden Park”. Në fillimin e pjesës së dytë Steven Naismith shënoi dy herë në portën e Strakoshës, duke bërë që Skocia të marrë një fitore të pastër në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, duke qenë se 3 ditë më parë ishte pushim në grupin tonë. Pas fitores me Izraelin, e cila ishte ndeshja e parë në Ligën e Kombeve për Kombëtaren shqiptare, tashmë kuqezinjtë duket sikur zbritën me këmbë në tokë.

10 tetor, Shqipëri-Jordani 0-0

Dëshira e Rei Manaj dhe Bekim Balaj nuk i ka mjaftuar kombëtares shqiptare për të mposhtur Jordaninë, me kuqezinjtë që nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0. Në miqësoren e luksit të zhvilluar në “Elbasan Arena”, të besuarit e Christian Panuccit tentuan të tundin rrjetin me të gjitha mënyrat, por fati dhe pritjet e portierit mik lanë të pandryshuara rezultatin e takimit deri në fundin e saj.

14 tetor, Izrael-Shqipëri 2-0

Shqipëria e mbylli me humbje, sfidën e tretë në Ligën e Kombeve, në transfertë ndaj Izraelit. Kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 2-0, me nga një gol të pësuar në secilën pjesë. Hemed shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtjes sonë që në minutën e 8-të. Më pas, kontrollin e lojës e bën Shqipëria, teksa provon edhe shumë herë me Balajn, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Në të 83-tën, Seba shënoi edhe të dytin, pas një goditje nga jashtë zone, që pati edhe devijimin e Gjimshitit.

17 nëntor, Shqipëri-Skoci 0-4

Kombëtarja shqiptare e mbyll me turp pjesëmarrjen e parë në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci janë shkatërruar 0-4 nga Skocia në sfidën e luajtur në stadiumin “Loro Borici”. Vuajtjet nisën në minutën e 14-të, ku Fraiser kaloi në avantazh të tijtë pas një gabimi të Xhakës. Për t’ia u bërë më të lehtë fitoren kundërshtarëve, mendoi kapiteni Mërgim Mavraj që në minutën e 22-të ndëshkohet me karton të kuq, pas goditjes me kokë të kundërshtarit. Fletcher do të dyfishonte rezultatin në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë ishte radha e Forrest që me dopietën e tij vulosi rezultatin 0-4.

20 nëntor, Shqipëri-Uells 1-0

Shqipëria ka arritur të fitojë 1-0 miqësoren ndaj Uellsit, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Bekim Balaj në pjesën e dytë. 11-metërshi i ekzekutuar nga sulmuesi shkodran u fitua në minutën e 58-të nga Xhaka. Në pjesën e parë ishte portieri Berisha ai që shpëtoi Shqipërinë në dy raste, ndërkohë që pas golit të kombëtares sonë, uellsianët patën pretendim për penallti në dy raste.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shqipëria me fat nga shorti për Europianin U-21

10:54 / February 2, 2023

Kupa e Gjermanisë rikthen Bayern Munchen te fitorja, kalon edhe Leipzig

23:23 / February 1, 2023

Futbollisti i Kosovës firmos me Olympiacos në Greqi

20:33 / February 1, 2023

Disiplina lë Bylisin pa trajner, e pëson keq edhe Kukësi

16:30 / February 1, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023

“The Economist”: Shqipëria me përmirësimin më të madh të demokracisë në Evropë

21:10 / February 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Rama mungoi në Kuvend, Berisha e sfidon: Nëse je burrë hajde përballu 5 minuta

22:12 / February 2, 2023

Spiropali: ‘McGonigal’, thriller trillimesh e mashtrimesh, politikë për dy aspra e ligësi njerëzore

22:05 / February 2, 2023

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.