Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

74 vjetori: Gjashtë viktima çdo vit në minierën e kromit Bulqizë

20:16 / February 18, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
273809549 624865048601636 811137105938204095 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është festuar sot në qytetin e Bulqizës përvjetori i hapjes së minierës së kromit. Drejtues të pushtetit lokal, minatorë, banorë të qytetit verilindor gëzuan sëbashku në këtë ditë të shënuar për Bulqizën.

0

74 vite më parë nisi puna në minierën e kromit në Bulqizë.

Nga nëntoka e Bulqizës u prodhuan 14 milionë tonë krom.  32-37 për qind të të ardhurave kombëtare në shkallë vendi siguroheshin deri në vitet ’90-të nga kromi.

Zbulimi i kromit në territorin e Bulqizës u bë gjatë pushtimit italian, ndërsa shfrytëzimi i minierës nisi pak vite pas çlirimit. Banorët filluan të mbledhin gurin e çmuar, të cilin e transportuan me kafshë në Qafën e Buallit. Ka qenë 14 shkurti i vitit 1948, kur një ekip inxhiniero-teknik, i ardhur nga Tirana, ka bërë të mundur që më 18 shkurt të po këtij viti në Bulqizë të dëgjohen shpërthimet e para të minave. Pikërisht këto shpërthime shënuan edhe datëlindjen e kësaj miniere. Puna ka nisur me 30 punëtorë të ardhur nga rrethet e Dibrës, Matit dhe Mirditës. Minerali nxirrej në sipërfaqe me karroca dore.

1 9

Vetëm pas 10 vitesh, pra në 1958, u vendos shfrytëzimi i minierës me galeri, nënkati. Në vitet ‘60-‘70 u vu në shfrytëzim pusi nr.1, me thellësi 150 metra. Dhe pas viteve ‘72-‘74 filloi prodhimin pusi nr.2, me tri nivele. U arrit që miniera të shfrytëzohet deri në nivelin e 16 ose 6 metra nën nivelin e detit.  Në vitet ‘70, interesimi qeveritar për këtë minierë ishte jashtëzakonisht i madh, pasi eksporti i kromit ishte e vetmja mundësi për të çarë “bllokadën”. Duke u punuar me ritme të jashtëzakonshme, në minierë pati edhe humbje jetësh. Edhe pse nuk ka ndonjë shifër të saktë zyrtare, mendohet se deri më tani, mbi 450 minatorë, duke përfshirë edhe të burgosurit politikë që kanë punuar aty, kanë humbur jetën në galeritë e thella dhe të ftohta të kësaj miniere.

274158400 272536988354610 6382906780475624071 n

Përveç të ardhurave të mëdha që i siguronte shtetit, miniera e Bulqizës u shndërrua në një shkollë të madhe të gjeologjisë. Aty u punësuan disa nga specialistët më të mirë të minierave në vend, të cilët me studimet e tyre pasuruan më tej shkencën e gjeologjisë. Këtu mund të veçohen prof. dok. Andrea Xega, i pari inxhinier gjeolog shqiptar (mbaruar studimet në Vjenë), inxhinierët e talentuar, Todo Manço, Dhori Pano, Ligor Gurra, Jorgo Kola, Engjëll Hoxha, Bujar Pata, Jashar Dema etj.

Me zhvillimin e punimeve minerare dhe përvojën që u fitua nga puna në minierën e Kromit në Bulqizë, u pasurua edhe mendimi gjeologjik shqiptar, por u pasurua gjithashtu edhe mendimi gjeologjik botëror.

Miniera e Bulqizes 1

Vdekja e qindra minatorëve, për fatin e tyre të keq, si dje, edhe sot, u faturohet pikërisht atyre që lanë fëmijët jetimë, veshën gratë, nënat e vajzat me të zeza.

Pas viteve ’90-të miniera e kromit ka ndërruar pronarë disa herë, ndërkohë prodhimi nuk është si asokohe.

74 vjetori bulqize minieres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.