Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

8 gjëra që nuk i keni ditur për 14 Marsin, Dita e Verës

21:25 / March 13, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 20240312 165946 Facebookvera
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e Verës, e njohur si festa e ripërtëritjes së natyrës dhe e vazhdimësisë së jetës, është sot festë kombëtare dhe festohet kombëtarisht si e tillë.

Muaji mars identifikohet më së shumti me Ditën e Verës, e quajtur dhe “festa e luleve”, që tashmë ka marrë përmasa në të gjithë vendin, si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë njerëzore.

Festa zakonisht nis gjallërinë e saj mbrëmjen e 13 marsit për të vijuar gjithë ditën e 14 marsit, deri në perëndim të diellit.

Më poshtë po rendisim disa nga gjërat që ndoshta nuk i dini lidhur me këtë festë.

Origjina

Origjina e Ditës së Verës vjen nga lashtësia. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet gjithmonë më 14 Mars.

Mëngjesi

Mëngjesi i 14 marsit – Ka ndodhur në vite, ndonëse pakkush e aplikon ende, por sidomos në Elbasan, shumëkush e di: Të gjithë zgjohen me të njëjtën lutje: Inshaalláh është kohë e mirë! Rituali vijon me përgatitjen nga burri i shtëpisë dhe amvisa kryesore, të pjatave për të pritur të afërmit, etj. Këtu hyjnë pilafi me mish, zakonisht pulë a gjel, ballakume ose revani, vezë të ziera, arra, pala fiku dhe 2-3 degë lulesh, zakonisht lule misiri, që në Elbasan çelin herët.

Zana apo Diana

Kulmi i kësaj dite të shenjtë, “tempullin” e vet e ka pasur qëmoti në zonat e Elbasanit, pasi në këto anë ndodhej ajo që njihej si faltorja e Zanës së Çermenikës (Diana Candaviensis). Në kohët e lashta perëndesha Diana mbahej si hyjnesha e gjuetisë, pyjeve dhe e gjithë natyrës. Ajo admirohej jo vetëm në hapësirat ilire, por në mbarë brigjet mesdhetare. Statuja të saj janë gjetur jo veç në Apolloni, por edhe në brigjet e Afrikës Veriore dhe në Azi të Vogël.

Si u ruajt ?

Fakti që një festë mistike e natyrës, u ruajt në qytetin e Elbasanit dhe u përcoll “e pastër” deri më sot, pavarësisht tallazeve historike, ideologjike dhe fetare, përbën një krenari dhe pasuri gjithëkombëtare.

Zjarre dhe magji

Ndërsa në Elbasan njerëzit janë mjaftuar historikisht vetëm me festim familjar e shoqëror, në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikuese për t’i dhënë forcë diellit. Këto zjarre ndizeshin në oborr e në fusha. Kurse nga gratë bëheshin rite magjike kundër qenieve të ndryshme dëmtuese, grabitëse.

image 17

Ballokumet

image 18

Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ballokumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës dhe ku më shumë se në Elbasan gatuhet më mirë dhe me shumë shije. Në fakt, tradita e do që ballokumet të rrihen në enë bakri nën kujdesin e amvisës elbasanase, e cila hedh sasinë e duhur të produkteve.

Bari për merak

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë dhe Prespë. Pa dyshim që edhe në këtë rast kemi të bëjmë me paganizëm që demonstrohet dukshëm.

Fillim viti

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej më 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 Mars)

14 marsi festa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.