Një 25-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Krujë. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.10 të së enjtes në kryqëzimin e Gramëzit.
Një 48-vjeçar nga Hasi duke drejtuar mjetin e tij është përplasur me një tjetër mjet, e për pasojë pasagjerja, e cila ishte vajza e tij, është plagosur rëndë, por ka ndërruar jetë në spital.
Policia po punon për përcaktimine shkakut të aksidentit dhe identifikimin e mjetit tjetër dhe kapjen e drejtuesit të tij.
NJOFTIMI I POLICISE
Krujë
Më datë 04.07.2019, rreth orës 22:10, në afërsi të kryqëzimit Gramëz, Krujë, shtetasi B.G.,48 vjeç, banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar , për pasojë është lënduar vet si dhe pasagjerja shtetasja V.G.,25 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spital.
Policia po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
