Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku kunati i 57-vjeçarit që mbeti i vrarë dje dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri.
Informacione jozyrtare bëjnë të ditur se i ka dhënë fund jetës Sefedin Zenellari, pikërisht kunati i Gramoz Nakos. Ky i fundit kishte ardhur nga SHBA dhe ishte kthyer për pushime.
Ndërkaq pritet njoftimi zyrtar i policisë për ngjarjen. Nako u gjet i vrarë në shtpëinë e tij dhe dyshohet të jetë përplasur me grabitës.
Lexo edhe- Vrasje në Korçë, viktima ishte kthyer nga SHBA për pushime
