Një 76-vjeçar është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë, duke shënuar kështu një tjetër viktimë që ka humbur jetën në det.
Pushuesi nga Shkodra është nxjerrë pa shenja jete nga ujërat e Adriatikut, teksa policia po punon për të gjetur shkaqet e vdekjes.
INFORMACIONI PARAPRAK
Më datë 09.07.2019, në Tale,Lezhë është mbytur në det shtetasi D.F., 76 vjeç, banues në Shkodër
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
