Vendosi t’i japë fund dhunës sistematike psikologjike dhe fizike, e madje dhe në sy të fëmijëve duke e denoncuar në polici bashkëshortin e dhunshëm.
Rasti i radhës i dhunës në familje është shënuar në Mirditë ku policia ka arrestuar në flagrancë A. Sh., 46 vjeç. Sipas policisë, në shtëpi në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani dhe të fëmijëve, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit A.SH, ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
