Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Doni të mbeteni shtatzënë, por jeni mbipeshë? Ja ç’duhet të dini

09:10 / July 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mbipeshe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dihet tashmë se shanset për të mbetur shtatzënë janë më të larta nëse jeni të shëndetshme dhe ndiqni një mënyrë jetese të shëndetshme.

Të qenurit mbipeshë ul gjasat për të mbetur shtatzënë për shkak të niveleve të luhatshme të hormoneve. Kjo ndikon në ciklin e ovulacionit të grave dhe gjithashtu edhe në cilësinë e vezëve. Pesha e tepërt është e njohur për ndërhyrjen në ciklin e ovulacionit, duke shkaktuar menstruacione të parregullta. Edhe pse gratë obeze mund të mbeten shtatzëna pa nevojën e ndonjë ndërhyrjeje mjekësore, sa më shumë të rritet pesha, aq më pak i rregullt është cikli menstrual.

A e ndikon obeziteti në fertilitetin femëror?

Stili i jetesës që ndjekim dhe zgjedhjet që bëjmë janë përgjegjëse për të qënurit të shëndetshëm ose jo. Një shtatzëni e shëndetshme është çelësi i një të porsalinduri të shëndetshëm. Të qënurit mbipeshë padyshim ndikon në shanset për të patur një shtatzëni të shëndetshme. Le të shohim efektet e obezitetit mbi fertilitetin kur përpiqemi të mbetemi shtatzënë:

Disbalanca hormonale

Ka shumë hormone që trupi i prodhon për të siguruar funksionimin normal të të gjitha organeve. Pesha e tepërt shkakton një ç’ekuilibër në nivelet e hormoneve që nga ana tjetër ndikon në mënyrën se si trupi funksionon. Gratë mbipeshë kanë tendencë të kenë nivele më të larta të Leptin-it – një hormon i prodhuar kryesisht nga indet yndyrore të trupit dhe luan një rol të madh në ndërprerjen e balancës hormonale të trupit.

Menstruacione të parregullta

Për shkak të mungesës së ekuilibrit hormonal, truri fillon të “besojë” se periodat nuk vijnë në datën e caktuar. Kjo sjell një cikël të parregullt të menstruacioneve dhe ka një efekt akumulativ. Përveç ndryshimeve të humorit që hormonet shkaktojnë, lirimi i vezëve gjithashtu bëhet i parregullt.

Cilësia e vezëve

Cilësia e vezëve që prodhon trupi është shumë e varur nga shëndeti i gruas. Një trup i shëndetshëm do të prodhonte një vezë të shëndetshme, ndërsa nëse jeni mbipeshë, cilësia e vezëve tuaja do të binte. Obeziteti është gjithashtu përgjegjës për mungesën e ovulacionit, që do të thotë se vezoret nuk lëshojnë vezë në mitër për një shtatzëni të suksesshme.

Rezistenca ndaj insulinës

Mbipesha lidhet me një nivel të rritur të rezistencës ndaj insulinës, një fenomen ku prodhohet më shumë insulinë nga trupi për të mbajtur sheqerin në gjak në një nivel normal. Gratë me një përqendrim më të lartë të yndyrës në bark janë të ndjeshme ndaj këtij problemi. Rritja e nivelit të insulinës në trup shkakton një rënie të proteinës lidhëse hormonale, Globulin-a, e cila është përgjegjëse për rregullimin e hormoneve të estrogjenit dhe androgjenit.

Ndikon në fertilitet

Menstruacionet e parregullta së bashku me prodhimin e parregullt të vezëve zvogëlojnë shanset për të mbetur shtatzënë. Të qenurit mbipeshë ose obeze ka një ndikim të rëndësishëm në fertilitetin tuaj, dhe gjithashtu mund të rrisë gjasat që IVF (Fertiliteti in Vitro) juaj të jetë i pasuksesshëm.

Këshilla për të mbetur shtatzëna nëse jeni mbipeshë

Nuk është detyrë e vështirë për të mbetur shtatzënë nëse jeni në peshën e duhur  peshores. Ja disa këshilla për t’ju ndihmuar të keni një shtatzëni të suksesshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.