Shpërthimi i fuqishëm një ditë më parë në ish-Bllok solli panik mes banorëve të zonës teksa u plagosën 4 persona.
Sipas Balkanvveb, nga kqyrja e vendit të ngjarjes në bodrumin ku kryheshin punimet për riparimin e bizhuterive të argjendarisë ku ndodhi shpërthimi, janë gjetur dy bombula të mbushura me gaz.
Lexo edhe- Shpërthimi në ish-Bllok, 4 të plagosur
Sipas Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, njëra prej bombolave ishte e mbushur me gazin propan, ndërsa tjetra me gazin kriogjen, i cili quhet ndryshe gaz teknik. Bombola e gazit kriogjen është gjetur me valvul të hapur dhe dyshohet se ka pasur rrjedhje në tubin përcjellës mes bombolës dhe pajisjes, me të cilën punohej.
