Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e një 64-vjeçari është vënë në pranga. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ky i arrestuari Artur Lloci është person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.
Panorama bën të ditur se i riu që u arrestua dje është djali i hoxhës Fatmir Lloçi, i cili u procedua penalisht nga Policia e Tiranës një vit më parë, i dyshuar për ngacmim seksual.
Më 28 mars të vitit 2018, një ditë pasi emisioni “Stop” transmetoi skandalin e të ashtuquajturit hoxhë, Fatmir Lloçit, i cili me pretekstin e shërimit ngacmonte seksualisht gratë e vajzat që i shkonin në banesë, Komisariati Nr.2 nisi procedim penal ndaj tij.
Fatmir Lloçi ishte një person që ishte vetëquajtur hoxhë e shërues, i cili ushtronte aktivitetin në banesën e tij në Tiranë. Nën petkun e atij që bën mirë në emër të “Zotit”, Fatmiri pretendonte se shëronte problemet shëndetësore apo syrin e magjinë. Me pretendimin se po i shëronte, ai ngacmonte seksualisht gratë që paraqiteshin për “ndihmë”.
