Një konflikt i çastit ka degjenuar në përdorimin e armëve mbrëmjen e të enjtes në Laprakë të Tiranës. Policia ka dhënë detaje të ngjarjes, duke bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të personit që qëlloi me armë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23.10 në rrugën “Lord Bajron”, ku pati një konflikt të çastit mes M.J dhe A.S, 27 vjeç. Ky i fundit qëlloi me pistoletë po pa shkaktuar pasoja. 27-vjeçari rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje ndërkohë që është shpallur në kërkim.
Policia gjeti dhe sekuestroi edhe automjetin në pronësi të tij
NJOFTIMI I PLOTE
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim personi që qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti të castit.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i personit të shpallur në kërkim.
Më datë 18.07.2019, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.
Si rezultat i reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.
