Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tufa me euro dhe qese kokaine, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë, përdori klubin për shitje droge

15:41 / July 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pushime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të tregtimit të drogave të forta në lokale nate.

Finalizohet operacioni policor “Befasia”, ku gjatë kontrollit është përdorur edhe qeni antidrogë.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali që e kishte përshtatur atë për përdorim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet lëndë narkotike Kokainë, aparate celualare.

Shërbimet e Komisraitit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Medar Shtylla” ndodhej një lokal ku dyshohej se persona të ndryshëm që frekuentonin ketë ambient përdornin lëndë narkotike Kokainë, kanë ndërhyrë menjëherë për kontroll në kushtet e flagrancës.

Nga kontrolli i kryer nga ana e punonjësve të policisë, në ambientet e ketij lokali u  gjet dhe sekuestrua 1 qese me lënde narkotike e dyshuar Kokainë.

Po nga kontrolli i ushtruar në tavolinat e lokalit, në afërsi të një tavoline është gjetur dhe sekuestruar një qese tjetër me lëndë narkotike Kokainë dhe në një ambient tjetër të këtij lokali është gjetur dhe një fishek luftarak.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rezultoi se pronari i lokalit shtetasi R.P., kishte përshtatur lokalin për tregtim dhe përdorim të drogave të forta kryesisht Kokainë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R. P., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dy punonjës të lokalit për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe një shtetas tjetër, klienti i lokalit,  për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13.4 gramë kokainë , 4 aparate celulare dhe një fishek luftarak.

Materialet proceduriale do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Kamëz, një viktimë dhe një i plagosur, arrestohet autori

13:27 / October 19, 2026

Shpërthim me tritol, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative Shushicë

10:40 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.