Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kanabis gati për shitje, “Distributori” vë në pranga 29-vjeçarin në Tiranë

13:00 / July 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabsi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar i cili shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet. Gjatë operacionit policia sekuestroi 1.1 kg kanabis sativa gjashtë aparate celularë dhe një sasi lekësh.

Ai ishte në vëzhgim prej kohësh dhe sipas policisë dokumentimi përme fotove dhe video zbuloi dhe disa nga blerësit e tij të kanabisit.

Në momentin e arrestimit në një lokal në “Myslym Shyri” atij iu gjetën dozat e kanabisit gati për shitje.

NJOFTIMI

Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë i koduar “DISTRIBUTORI”.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohet rreth 1.1 kg cannabis sativa, 6 aparate celulare dhe një sasi lekësh.

Në pranga 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari kriminale, si dhe procedohet një shtetas tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni i Narkotikëve në D.V.P Tiranë pas një pune hetimore disamujore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër te procedimit të vitit 2019, ndjekur me metoda speciale te hetimit, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “DISTRIBUTORI”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

E.M., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Pas dokumentimit të këtij aktiviteti kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E.M. Menjëherë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve është organizuar puna per ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe kapjen e tij në flagrancë, e cila u realizua gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Myslym Shyri”, ku ky shtetas ishte duke tregtuar lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit në ambientet e përdorura nga ky shtetas, Policia gjeti tri qese me lëndë narkotike canabis sativa, të ndara në doza dhe të futura në qese farmaceutike, të gatshme për treg.

Seksioni Për Hetimin e Narkotikëve gjatë kohës së ndjekjes me metoda speciale të hetimit ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore (foto, video dhe raporte vezhgimi) të aktivitetit kriminal të shitjes së lëndës narkotike nga ky shtetas, duke realizuar edhe kapjen e disa personave që blinin tek shtetasi E.M.

Gjithashtu në kuadër të operacionit, u procedua në gjendje të lirë shtetasi L.I., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.