Një aksident ka ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Qafë Gjashtë-Sarandë, ku një mjet tip “Benz” është përplasur me një fuoristradë, e për pasojë mbetën të plagosur 8 persona.
Sipas policisë fajtor është drejtuesi i mjetit Benz, një 28-vjeçar, i cili ka përplasur Land Roveri e një kosovari.
NJOFTIMI
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë”, shtetasin:
L. Th., 28 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në aksin rrugorë Gjashtë-Sarandë, 28 vjeçari duke drejtuar automjetin Mercedes Benz ka goditur dhe është përplasur me automjetin Land Rover, me drejtues shtetasin kosovarë B.B.
Si pasoje kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
(Total: janë dëmtuar 8 persona)
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.
