Babë e bir janë arrestuar nga policia e Korçës në ambientet e komisariatit pasi kanë dhunuar oficerët e policisë gjyqësore.
Sipas informacionit zyrtar, A.j.,, 22 vjeç dhe babai i tij R.J., 49 vjeç nga fshati Voskop kanë kundërshtuar me dhunë dy oficerët në komisariat. 22-vjeçari ishte shoqëruar si i dyshuar për kryerjen e një vepre penale.
NJOFTIMI
Kundërshtojnë me dhunë oficerët e Policisë Gjyqësore, arrestohen në flagrancë nga Policia dy shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.J, 22 vjeç dhe R.J, 49 vjeç, (at e bir) banues në fshatin Voskop.
Arrestimi i tyre u bë pasi, mbrëmjen e djeshme këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, dy oficerë të Policisë Gjyqësore, në ambjentet e Komisariatit ku shtetasi A.J, ndodhej i shoqëruar si i dyshuar për kryerjen e një vepre penale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
