Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi ka përndjekur një 19-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas ku i riu e ka përndjekur adoleshenten në mënyrë të vazhdueshme.
Ndaj tij rëndon akuza e dhunimit të banesës dhe përndjekje.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin :
• R.H., 34 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 19 vjeçare.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Dhunim i banesës” dhe “Përndjekja”.
