Një 47-vjeçar i dënuar me tetë vite burg për vjedhje me dhunë është ekstraduar nga Greqia.
Erdion Shahaj, është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë në dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Gjykata e Tiranës në vitin 2017 e ka dënuar 47-vjeçarin shtetas me 8 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”
Shahaj në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15.07.2016, në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M. Ll.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
