Djali që është në foto dhe shoqëron këtë shkrim është Nazmi Caka, i cili dy vjet më parë hyri në bankë, por nuk vodhi asgjë. Në kohën kur u arrestua ai ishte 21 vjeç dhe e habiti policinë me përgjigjen që u dha. “Hyra për të vjedhur se isha i paushqyer, por pastaj u pendova” – tha i riu.
Filmimet u shpërndanë në atë kohë nga Policia, e cila tregoi grabitësin e pazakontë që në fakt nuk vodhi asgjë. Kësaj radhe pasi ka përfunduar burgun , Nazmi Caka ka çuditur sërish policinë, raporton Shqip.
I vetëm, me një shishe benzinë, Caka ka protestuar mesnatën e të shtunës duke hedhur shishen në hyrje të kryeministrisë. Policia e ka shoqëruar protestuesin e vetmuar, duke i hedhur menjëherë prangat, ndërsa në shtëpinë ku ai jeton me qira në Sauk ju gjet edhe një shishe tjetër me lëndë ndezëse, të cilën ai vetë e rrëfeu që po e mbante për protestën e radhës.
