Një person është arrestuar ditën e sotme në Fier, si autori i dyshuar i një ngjarje të ndodhur në prill të këtij viti.
Sipas policisë, M.H 33 vjeç dyshohet të ketë bashkëpunuar me O.B, i arrestuar në muajin Prill 2019, për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Fierit, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti tregtar.
NJOFTIMI
Policia ndalon një tjetër shtetas si autor të dyshuar të ngjarjes së ndodhur në datën 03.04.2019 ku u gjuajt me armë zjarri në drejtim të një subjekti tregëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
M.H, 33 vjeç, banues në Fier.
Nga hetimet e zhvilluara, dyshohet se 33-vjeçari është bashkëpunëtor me shtetasin O.B ( i arrestuar në muajin Prill 2019) për ngjarjen e ndodhur në datë 04.04.2019, në qytetin e Fierit, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti tregëtar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
