Një konflikt për pronësi midis dy vëllezërve ka ndodhur ditën e sotme ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri nga vëllezërit. Falë ndërhyrjes në kohë të policisë u shmang përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në Sauk, ku A.B. 43 vjeç është është konfliktuar me vëllanë 46 vjeçari. Ky i fundit është dërguar në spital për shkak të dëmtimeve të pësuara.
NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti familjar për motive pronësie.
Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në Sauk po ndodhte një konflikt familjar.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë reaguar, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. B., 43 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht për motive pronësie me vëllain e tij 46 -vjeçar, i cili është dëmtuar dhe është dërguar në spital.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprimet të metejshme.
