Mediat gjermane kanë publikuar pamje të një vrasje të ndodhur një ditë më parë në Shtutgart të Gjermanisë, ku një 36-vjeçar mbeti viktimë e agresionit të një shtetasi që dyshohet të jetë sirian.
Në pamje duket se si goditet me sëpatë pa mëshirë i riu, teksa kalimtarë të zonës janë tronditur dhe kanë kërkuar menjëherë ndihmë.
Mediat gjermane thonë se mes viktimës dhe agresorit ka pasur një konflikt disa ditë para se të ndodhte ngjarja. Ndërkohë që pritet dhe zbardhja e saj.
