Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Anti-informaliteti, lirohen hapësirat e zaptuara në plazhet e Pogradecit dhe Velipojës

09:51 / August 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1564903965 velipoje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit vijon aksionin anti-informalitet duke liruar plazhet publike të zaptuara në Velipojë dhe Pogradec. 12 pronarë subjektesh, 9 në Velipojë dhe 3 në Pogradec janë proceduar, nga të cilët 11 për fshehje të ardhurave duke mos lëshuar kupon dhe një për zënie të hapësirave publike.

Pas heqjes së shezlongëve në dispozicion të pushuesve janë vendosur rreth 3000 m2 plazh pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

Në Velipojë janë proceduar për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mospagim të taksave dhe tatimeve”  E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F.

Ndërsa Gj. F. u procedua pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se kishte zënë me çadra plazhi e shezlonë, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Në Pogradec janë proceduar tre persona; E.M. 31 vjeç, A.M. 46 vjeç dhe SH.R. 22 vjeç, pasi një pjesë të shezlongëve e kishin pa dokumentacion.

Në tre ditët e fundit janë liruar hapësirat publike në Ksamil, Lezhë, Durrës dhe sot në Velipojë dhe Pogradec.

Dje u proceduan edhe nisën hetimet për dy drejtorët e Tatimeve në Durrës dhe Lezhë. Policia e shtetit deklaron se operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure dhe ndërtim.

informaliteti Pogradec Velipoje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.