Kishte shkuar me pushime tek e motra në Itali, por fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në Ischia, ndërsa viktima është 16-vjeçari James Veismaili, me origjinë shqiptare, i cili prej dy javësh ndodhej mysafir tek motra e tij në ishull.
Jeta e tij përfundoi për pak minuta kur një grua italiane që drejtonte një “Peugeot” e përplasi. Policia e ka ende të paqartë se çfarë ka ndodhur pasi në asfalt nuk ka pasur shenja frenimi, ndërsa dyshohet edhe se gruaja mund të jetë përgjumur, pasi punonte në një hotel dhe ishte duke u kthyer në shtëpi.
Po kështu mësohet se në vitin 2012 drejtuesja e makinës kishte aksidentuar për vdekje edhe një karabinier.
