Objektivi i tij ishin minimarketet, ku merrte ushqime, pije alkoolike freskuese dhe shpesh herë dhe para. Policia e Kavajës ka mundur të dokumentojë 5 vjedhje minimarketesh gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit.
Në sajë të operacionit të koduar “Shëtitësi” është bërë i mundur arrestimi i A.L., 18 vjeç nga Shijaku, i dënuar për vjedhje dhe më herët.
