Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të fusë në burg një sasi kanabisi dhe heroine.
Sipas burimeve zyrtare gjatë kontrollit të sendeve që ai kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës, janë konstatuar mes rrobave dhe sasia e drogës. Efektivët e burgut kanë lajmëruar menjëherë kolegët e tyre që arrestuar E.B., 29 vjeç nga Durrësi në akuzën e shitjes së narkotikëve.
NJOFTIMI
Sekuestrohen 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.
Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike.
Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
E. B.,29 vjeç banues në Durrës.
Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve”
