Nikola Ikonomi i njohur ndryshe si Dilaver Tozaj që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme me 7 plumba ka qenë i përfshirë në trafik droge.
Mësohet se 47-vjeçari, që u ekzekutuar pranë banesës së tij në Resulaj të Selenicës së Vlorës është një nga 4 personat që u arrestuan në vitin 2005 si pjesë e një grupi kriminal. Grupi trafikoi 1145 kilogramë hashash nga Kakavija.
Vlora u trondit mbrëmjen e sotme nga vrasja e 47-vjeçarit. Nikola Ikonomi që njihej në zonën e tij si Dilaver Tozaj u vra me shtatë plumba, tre prej të cilëve e prekën në kokë.
Ai u nis drejt spitalit me mjete private, por mbërriti i pajetë.
