Policia e Gjirokastrës bën të ditur se një lokal në fshatin Hormovë të Tepelenës ka rënë zjarr e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Dyshimet e para flasin për një zjarrvënie të qëllimshme, teksa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
NJOFTIMI I POLICISE
Në datë 07.08.2019, gjatë natës, në fshatin Hormovë, Tepelenë, ka rënë zjarr në brendësi të lokalit në pronësi të shtetasit R.E. Për pasojë janë djegur disa tavolina dhe karrige.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit.
