Një 45-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në një lokal me ujë nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar policinë. Trupi i tij është gjetur rreth orës 09.38 në vendin e quajtur Kthesa e Valohovës në Bistricë.
Sipas policisë, viktima është 45 vjeç, nga Berati dhe nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup. Policia dyshon se ai ka rënë aksidentalisht në kanal pasi ka pësuar një arrest kardiak.
NJOFTIMI
Informacion paraprak
Rreth orës 09:38, në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë, është gjetur një shtetas i pajetë në një kanal me ujë.
Viktima është rreth moshës 45 vjeç, banues në Berat, i cili nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup.
Dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak.
Po punohet për identifikimin e plotë të tij.
Në venndngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.
