Një konflikt ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta në Kamëz, rreth orës 01.15 të mëngjesit.
Policia bën me dije se një person i kishte shkuar në shtëpinë e 56-vjeçarit, me inciale J.V dhe e kishte plagosur me thikë. Ai ishte transportuar në spital ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë policia mbërriti në vendngjarje dhe bëri të mundur arrestimin e shtetasit J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.
Mbi të arrestuarin rëndojnë 2 vepra penale: “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
