Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 42- vjeçar i cili ishte në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
B. O., 42 vjeç në 24 prill të vitit të shkuar në fshatin Mishter të Klosit ka kanosur me armë zjarri A.H., i cili më pas ka vrarë veten.
NJOFTIMI
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim
Bie në prangat e Policisë një 42 vjeçar për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”
Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orët e para të mëngjesit është kapur dhe ndaluar në qytetin e Bulqizës, shtetasi :
B.O, 42 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas më datë 24.04.2018, në fshatin Mishter, Klos, ka kanosur me armë shtetasin A.H (i cili në 2018 ka vrarë veten)
Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”
Gjithashtu po në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për të njëjtat vepra penale, pasi më datë 03.08.2019, në aksin rrugor Milot-Laç, ka kanosur me armë një shtetas, duke i dëmtuar gomat e automjetit.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Dibër veprime të mëtejshme.
