Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kryenin vjedhje në Itali, arrestohen tre shqiptarë

15:46 / August 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1280px 080326027 Fiano Romano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre shtetas shqiptarë, të tre të lindur në Dibër, janë arrestuar nga Policia italiane dhe ajo shqiptare, pasi për ta ishte dhënë vendimi “arrest me burg” nga Gjykata e Rietos, Itali, më 25.06.2019. Ata akuzohen për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Dy prej të arrestuarve, B. GJ., 38 vjeç, dhe Q.A.(M), 32 vjeç, lindur dhe banues në Dibër, janë arrestuar nga policia shqiptare, ndërsa pjesëtarja e tretë e grupit, H.R., 49 vjeçe, është arrestuar në Fiano Romano të Italisë. Për këto vepra, maksimumi i dënimit është me 20 vjet burg.

“Në datën 04.05.2019, në zonën Fiano Romano/Itali, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të armëve në banesën e shtetasit italian A.L., një sasi bizhuterish dhe shumën 60 000 euro, që ndodheshin në kasafortën e këtij shtetasi dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur.

Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer në Itali nga ky grup.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë të dy shtetasve të kapur dhe arrestuar nga Policia e Dibrës”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Shkodër, nënë e re dhe dy fëmijët humbin jetën nga zjarri që përfshiu banesën

20:37 / July 29, 2026

Dokumente false për zhdoganim dhe eksport nga vendet e BE, Dogana Shqiptare referon skemën në SPAK

14:18 / July 29, 2026

Arrestohet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge, pritet ekstradimi

13:30 / July 29, 2026

Aksident fatal në Krujë, humb jetën një person pas përplasjes së dy automjeteve

21:14 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.