Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Liga e Kampioneve: Tre skuadrat ballkanase pranë kualifikimit në grupe

23:12 / August 21, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
champions
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre skuadra ballkanase janë vetëm një hap larg pjesëmarrjes në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve. Dinamo Zagreb, Olimpiakos dhe Crvena Zvezda kanë arritur sot rezultate të rëndësishme në sfidat e tyre përkatëse në play-off të turneut, duke bërë mëse të mundur kualifikimin e mëtejshëm.

Dinamo Zagreb luante në shtëpi përballë Rosenborg dhe me dy gola në pjesën e parë të sfidës ka hipotekuar një rezultat të rëndësishëm që i jep një avantazh të ndjeshëm për duelin e kthimit ku vendasit me siguri do të mundohen të konkretizojnë rastet e shumta që krijojnë, ndërsa sot e kishin të vështirë të gjenin rrjetën edhe pse tentuan disa herë portën.

Thuajse i sigurt duket kualifikimi i Olimpiakos, i cili ka masakruar 4-0 Krasnodarin, duke qenë superior gjatë gjithë sfidës kundër skuadrës ruse e cila gjuajti vetëm një herë në kuadrat gjatë të gjithë takimit.

Ndërkohë, Crvena Zvezda ka marrë një barazim 2-2 në transfertë ndaj kampionëve të Zvicrës, Jang Bojz, duke bërë një hap të rëndësishëm para sfidës së kthimit në Beograd ku mund t’i mjaftojë një barazim për të vazhduar më tej. 

crvena zvezda dinamo zagrebit Olimpiakos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.