Mashtruan një 80-vjeçar për ti marrë para por u arrestuan nga karabinierët pas denoncimit të tij. Dy vajza shqiptare me banim në Itali nuk ishin “ngopur” me paratë që u kishte dërguar i moshuari, dhe e kërcënonin me fotot e tij nudo nëse nuk u dërgonte më shumë.
Mediat italiane bëjnë të ditur se i moshuari nga Camposampiero kishte nisur të fliste online me vajzat duke u kërkuar atyre të dërgonin foto të tyre nudo, në këmbim të 1500 eurove. Dhe ai nga ana e tij u kishte dërguar foto nudo. Vajzat shqiptare kishin menduar ta kërcënonin se fotot do ia nxirrnin në internet nëse ai nuk u jepte para të tjera.
Karabinierët e Camposampiero kanë vënë në pranga S.A., 23 vjeç, banore në Vogogna (Verbania), dhe P.A., 27 vjeç, gjithashtu shqiptare, me vendbanim në Vogogna.
Karabinierët kur shkuan në shtëpinë e dy vajzave gjetën telefonat, postime dhe foto të të moshuarve të tjerë.
