Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kapet në flagrancë 34-vjeçari, 13 vjedhje në dy muaj në Durrës

14:06 / August 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestimet ne Shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar të dyshuar për të paktën 13 vjedhje të dokumentuara në qytetin e Durrësit.

Në sajë të operacionit të koduar “Periferia” është vënë në pranga D.T., 34 vjeç. Ai është arrestuar në flagrancë në tentativë për të kryer vjedhj4en e radhës. I riu vidhte kryesisht bizhuteri, telefonë dhe vlera monetare në banesa të ndryshme në periferi të Durrësit.

NJOFTIMI I PLOTE

Falë bashkëpunimit Polici-Komunitet, finalizohet operacioni “Periferia” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave

Zbardhen 13 vjedhje banesash në qytetin e Durrësit.

Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari, në tentativë për të vjedhur në një banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë bashkëpunimit me qytetarët kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili gjatë natës vidhte banesa në qytetin e Durrësit.

Është arrestuar shtetasi D.T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale” Vjedhja”.

Më datë 23.08.2019 ky shtetas është kapur në flagrance, në lagjen Nr.15 Durrës, në tentativë për të vjedhur banesën e shtetasit A.S, si dhe po gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kishte vjedhur në banesën e shtetasit M.Q., dy telefona celularë dhe vlera monetare.

Pas një pune profesionale dhe hetimore të kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Durrës, dyshohet se shtetasi D.T., gjatë dy muajve të fundit ka realizuar edhe disa vjedhje të tjera banesash në periferi të qytetit të Durrësit, i cili gjatë natës futej nëpër banesa nëpërmjet dritareve, kur njerëzit ishin në gjumë dhe vidhte sende me vlerë.

• Më datë 04.07.2019, gjatë natës, në lagjen Nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën në pronësi të shtetasit A.T., ku ka marrë një televizor plazma.

• Më datë 28.07.2019, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetases Z.I.

• Më datë 10.08.2019, në lagjen Nr. 18 Durrës dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit E.M., 20 vjeç, një telefon celular dhe vlera monetare.

• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit G.V.

• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases L.K.

• Më datë 20.08.2019, gjatë natës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., banues në lagjen Nr.14/1.

• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në Arapaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe disa bizhuteri banesën e shtetasit N.A.
• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.C.

• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe një celular në banesën e shtetasit Z.M.
• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A. Q. dhe ka marrë disa bizhuteri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.