Sot është festuar dita e çlirimit të Dibrës, ndërkohë në Lurë konçidon gjithmonë dhe me një festë tjetër tradicionale, Shënmrinë. Është një festë paskristiane, të cilën që nga kohëra që nuk datohen me të shkruar i kanë festuar së bashku katolikë e myslimanë, duke e bërë Lurën një model bashkëjetese fetare e njerëzore.
Së bashku, në harmoni e vëllazëri katolikë e myslimanë kanë festuar Krishtlindjet, Pashkët e Bajramin. Ka familje në Lurë ku njëri vëlla është mysliman e vëllai tjetër katolik dhe kjo ka ndodhur qëllimisht, për të ruajtur harmoninë ndërmjet njerëzve e feve, duke u bërë një model jo vetëm për botën shqiptare, por dhe më gjërë.
Në këtë ditë, ku siç bashkohen dy festa e dy gëzime. Edhe në komunizëm lurjanët festonin gjasme ditën e çlirimit nga pushtuesit, por në fakt festohej me gosti Shënmria. Ata kishin frikë se regjimi mund t’i ndëshkonte se festonin Shënmrinë, por çdo banor i zonës justifkohej se po festonte ditën e çlirimit.
Vijnë në Lurë mysafyrë nga ana e anës, vijnë gazetarë, deputetë, qeveritarë, opozitarë, udhëtarë vendas e të huaj, shijues të bukurive përrallore të natyrës e shijues të ushqimeve bio, të pijeve të mrekullueshme “made in Lura”. /tirananews.al/
