Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Më vdiq xhaxhai se nuk ngjitej ambulanca deri lart”, banorët në Lushnje ndërtojnë rrugën me lekët e tyre

22:52 / August 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rruga lush
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

20 familje të lagjes Sinaj në Lushnje prej 30 vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës. Të ndodhur në këtë situatë ata kanë mbledhur nga 20 mijë lekë të reja për familje dhe kanë shtruar vetë rrugën lidhëse me qytetin e Lushnjes. Ata shprehen se janë ankuar shpesh herë për gjendjen e rrugës,e cila në shumë raste i ka penalizuar, por pavarësisht kësaj ata thonë se nuk është marrë asnjë masë.

Banorët e Lagjes Sinanaj në kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes megjithëse vetëm dy kilometra larg në vijë ajrore me qendrën e qytetit, prej 30 vitesh të gjitha problemet social-ekonomike i kanë zgjidhur duke ecur në këmbë për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore. Të ndodhur në këtë situatë 20 familje të lagjes kanë mbledhur nga 20 mijë lekë të reja dhe kanë shtruar vetë rrugën lidhëse me qyteti. Ata shprehen se janë ankuar shpesh herë për gjendjen e rrugës, e cila në shumë raste i ka penalizuar, por pavarësisht kësaj sipas tyre nuk është marrë asnjë masë.

“Që në fillimet e demokracisë komuniteti nuk ka pas rrugë. Bëjnë nga 45 minuta rrugë për të shkuar në shkollë, pasi atje e bëjnë edhe 9 vjeçaren edhe të mesmen. U mblodhën banorët vetë për të bërë rrugën me sakrifica duke shitur qumështin, perimet sepse nuk kanë të ardhura të tjera.  

Me sakrifica duke shitur gjëra. Kemi pas probleme. Mua më vdiq xhaxhai sepe nuk ngjitej ambulance deri këtu. Kemi qenë edhe jashtë shtetit. Atje për një stan bëjnë rrugë e ndriçim. Nuk jemi bagëti”, shprehen banorët.

Kaq pranë qytetit por edhe kaq larg tij si pasojë e mungesës së rrugës banorët e kanë gjetur zgjidhjen vetë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.