Një turist spanjoll ka goditur me mjetin e tij një shtetase angelze në lagjen e Pazarit të Vjetër në Gjirokastër.
Sipas informacionit paraprak i riu spanjoll kishte marre me qira një makinë këtu në Shqipëri për të shëtitur vendin. Turistja angleze është dëmtuar në këmbë dhe është transportuar në spitalin rajonal të Gjirokastrës për mjekim.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe turisti spanjoll është shoqëruar në komisariat për të dhënë detaje.
Gjirokastra është një nga qytetet historike më e vizituar në vend nga turistët e huaj.
Informacion paraprak.
Njoftohemi se në zonën muzeale, lagja “Pazar i Vjetër”, Gjirokastër, mjeti tip “Honday”, me drejtues shtetasin C.L(Shtetas Spanjoll), 26 vjeç, ka goditur kalimtaren shtetasen J.S(Shtetase Angleze), 32 vjeçe.
Për pasojë shtetasia J.S. është dëmtuar në këmbë, e cila është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër për mjekim.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbarjen e plotë të ngjarjes.
