Gushti mbyllet me një bilanc shqetësues përsa i përket situatës kriminale në vend, me 7 të vrarë dhe pesë persona të plagosur.
Statistikat kanë treguar se çdo verë krimi shënon rritje në vend për shkaqe e faktorë të ndryshëm. Kështu, gushti i 2019 nisi që më datën 1 gusht me vrasjen e Feriz Bardhit në Durrës. Një emër jo i panjohur për policinë, pasi ishte arrestuar në Itali për trafik droge.
Lexo edhe- Kush është 40-vjeçari i vrarë në Durrës, 7 vite më parë u arrestua në Itali si korrier i kokainës
Vetëm një ditë më pas, në 2 gusht, krismat e armëve tronditën Elbasanin. Një plagosje e trefishtë ndodhi në qendër të qytetit, ku u tha se ngjarja nisi për shkaqe banale. Për këtë rast u vu në pranga Ilirjan Bezhani dhe u shpall në kërkim Gent Faqja, një emër i njohur edhe ky për policinë.
Lexo edhe- Disa të plagosur me armë zjarri pranë Pallatit të Sportit në Elbasan
Më 4 gusht në Vlorë u ekzekutua Arben Beqiri dhe u plagos djali i tij dhe nipi. Ishte një sherr mes të rinjsh paradite, për shëtitje me kalë në zonën e pushuesve në Vlorë ku dhe kishte lokalin Beqiri, sherr që pasdite u shndërrua në tragjedi. Dy persona janë shpallur në kërkim për këtë.
Lexo edhe- Vritet ne Vlore pronari i lokalit, plagoset e i biri
Më 8 gusht, në Selenicë të Vlorës u ekzekutua në rrugë Dilaver Tozaj, apo Nikolla Ikonomi siç njihej ndryshe. 47-vjeçari u qëllua shtatë herë në kokë dhe kraharor. Ai ishte me precedent të mëparshëm penalë, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e kishte dënuar për trafik droge.
Lexo edhe- Humb jetën 45-vjeçari, u gjet nga kalimtarët me tre plumba në trup
Vrasjet nuk ndalen, teksa mëngjesin e 12 gushtit u gjet i vrarë me thikë dhe i hedhur në kanal Florian Selimi, 23 vjeç. Për këtë ngjarje u arrestuan dy të rinj, bashkëfshatarë të Selimit.
Lexo edhe- Vritet me thikë 23-vjeçari, gjendet i pajetë në kanal
Në të njëjtën ditë, në qendër të Rrëshenit ekzekutohet Armando Gjini i njohur dhe me emrin Tonin Gjini. Edhe ky nuk ishte emër i panjohur për policinë pasi sihte skeduar si pjestar në grupin e Met Kananit, të njohur si baroni i drogës.
Lexo edhe- Vritet me armë zjarri në mes të Rrëshenit 48-vjeçari Tonin Gjini
Më 22 gusht një tjetër ngjarje e rëndë do të shënohej në Tiranë ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Indrit Çelaj, teknik kondicionerësh. Ai u qëllua me plumb në kokë nga djemtë e vilës ku kishte shkuar për të punuar. Për këtë ngjarje u prangosën katër persona, ndërsa autorët, Griseldo dhe Albano Kusi janë shpallur në kërkim.
Lexo edhe- Indrit Çelaj ndërroi jetë në spital, u qëllua nga djemtë e pronarit të vilës
Vrasja e fundit është ajo e 27 gushtit në Tiranë, ku humbi jetën nga një atentat ish polici Santiago Malko, 26 vjeç.
Makina me të cilën udhëtonte ai u qëllua me breshëri plumbash në ecje dhe i riu mbeti i vdekur në vend.
Lexo edhe- Tiranë, vritet ish-polici Santiago Malko
