Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vranë 68 vjeçarin shqiptar, arrestohen 2 persona në Greqi

21:39 / August 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi vrane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona të moshave 43 dhe 46 vjeç janë arrestuar për vrasjen e një 68-vjeçari shqiptar në Greqi, i cili punonte si roje në një kompani në periferi të Athinës.

Ngjarja ka ndodhur Qershorin e kaluar, ndërsa sot policia greke ka vënë në pranga dy të dyshuarit. 68-vjeçari ishte gjetur i vdekur mëngjesin e 17 Qershorit.

Vajza e viktimës, në dëshminë që kishte dhënë në polici, ishte shprehur se i ati e kishte telefonuar në orën 02:40 të mëngjesit dhe i kishte thënë se ishte përballur me disa grabitës. Kur vajza shkoi në vendin e punës së të atit, e gjeti të rrahur dhe të lidhur.

Ai u dërgua në spital, por mjekët konstatuan se kishte humbur jetën. Vdekja e 68-vjeçarit shqiptar ishte shkaktuar nga goditjet në kokë, kraharor dhe në krahun e djathtë. Njëri nga autorët  e dyshuar raportohet se kishte punuar në të njëjtën kompani si shqiptari. Sipas “Kathimerini”, ai pretendonte se kompania i kishte disa para borxh dhe për këtë arsye do të vidhte pajisjet. Por grabitësit u përballën me rojen shqiptar, të cilin e sulmuan, e lidhën dhe e rrahën duke i shkaktuar vdekjen.

Autorët janë persona me precedent penal dhe të njohur për autoritetet greke. Më parë kanë qenë të arrestuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, grabitje, vjedhje, trafik droge e armëmbajtje pa leje. 

arrestohen dy vrane shqiptarin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.