Tre persona janë plagosur mëngjesin e sotëm në një lokal pranë zonës së Burgut në kryeqytet.
Sipas fotos të publikuar nga Jeta osh Qef, ata kanë qenë duke pirë kafe në momentin kur një 50-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lokal.
Fatmirësisht personat janë jashtë rrezikut për jetën.
Personi që i ka dërguar portalin JOQ fotot shkruan: “Esht tek rruga burgut jan demtuar 3 veta duke pir kafe dhe shoferi ishte rreth 50 vjec por jan jasht rrezikut nga jeta.”
