Një rumun është arrestuar nga policia e Lezhës pasi iu gjetën enë kuzhine të paketuara për shitje me një vlerë prej 27 mijë euro, që dyshohet të ishin kontrabandë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, kontrolli ndaj I.G., 46 vjeç është bërë në aksin rrugor Fushë Milot-Lezhë ku dhe u arrestua në flagrancë rumuni.
Por gjatë kontrollit në shtëpinë e tij që kishte me qira, iu gjet një sasi e konsiderueshme enë dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje.
NJOFTIMI
Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të planit të posaçëm të masave për luftën kundër informalitetit, në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi I.G. vjeç 46, banues në Rumani.
Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin si dhe në banesën e tij të marrë me qera, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enë dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27.000 Euro.
Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua edhe mjeti në të cilin u gjendën mallrat e dyshuar kontrabandë.
Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tij ” Kontrabandë me mallra të tjerë”, ” Fshehja e të ardhurave” , ” Manipulim i tregut” dhe ” Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”
