Një shqiptar në Itali është detyruar që të zbresë i zhveshur dhe me litar nga ballkoni. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari 35-vjecar qëndronte i fshehur në një banesë në Caserta, sëbashku me një grua nga Ukraina.
Në një kontroll blic të policisë, ai ka tentuar të arratiset, ashtu siç kishte qenë në dhomë, vetëm me të brendshme.
Pasi doli në ballkon, tentoi të zbriste me litar vetëm me të mbathura dhe kanotiere.
Policia iu vu pas dhe mundi ta ndalojë. Mësohet se ai ka qenë më parë i dëbuar, por kishte hyrë sërish ilegalisht në Itali, ku edhe jetonte. Ndërkohë që emri i tij ka qenë i njohur, pasi ka pasur precedentë penalë për krime kundër pasurisë. Pasi u ndalua nga karabinierët, ai është dëbuar sërish nga Italia.
