Një 61-vjeçar në gjendje të dehur i ka vënë flakën mjetit që drejtonte për shkak se nuk shkelte frenat.
Uniformat blu të qytetit bregdetar shprehen se P.Ç 61 vjeç duke drejtuar automjetin tip Renault në gjendje të dehur si pasojë e dhënies gaz pa pushim në mënyrë të pakontrolluar, ka marrë flakë motorri e si pasojë mjeti është djegur plotësisht.
NJOFTIMI I PLOTË
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Ç., 61 vjeç banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në rrugën Novoselë-Akërni, pasi duke drejtuar automjetin tip Renault në gjendje të dehur si pasojë e dhënies gaz pa pushim në mënyrë të pakontrolluar, ka marrë flakë motorri e si pasojë mjeti është djegur plotësisht.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
