Një 78-vjeçar është mbytur mëngjesin e sotëm pasi është ndjerë keq teksa ka hyrë të lahet në det.
Sipas policisë, i moshuari nga Kruja është ndjerë keq dhe ndërroi jetë rrugës për spital.
Informacion paraprak
Në Shëngjin, shtetasi B.M. 78 vjeç, banues në Krujë, dyshohet që pasi ka hyrë në det për tu larë, është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe rrugës për në spital kur po transportohej me ambulancë, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
