Raporti i KLSH, sipas të cilit ish ministri Niko Peleshi ka shkelur ligjin pasi ka lejuar shitjen e pesticideve të rrezikshme ka qenë një indicie për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku që të kërkojë nisjen e hetimeve ndaj tij për shpërdorim detyre.
Më konkretisht, Peleshi dyshohet se gjatë kohës që kryente funksionin e ministrit të Bujqësisë, ka firmosur zhbllokimin e insekticidit Silikon MIX, një preparat ky që përdoret tek frutat dhe perimet, por që ka pasoja të dëmshme për shëndetin e njerëzve.
Përveçse e vë në dijeni Prokurorinë e Tiranës, kryeprokurorja Arta Marku kërkon edhe informacion, pa cenuar sekretin hetimor, mbi ecurinë e këtij hetimi.