Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka reaguar në Facebook lidhur me pesticidin Silikon Mix, i cili me urdhër të ish-ministrit Niko Peleshi është zhbllokuar dhe është përdorur si pleh kimik.
Ai thotë se në artikuj shkencor për këtë produkt nuk ka gjetur referenca bindëse për dëmin potencial në shëndetin e qytetarëve, e aq më tepër në dëmtimin e ADN-së apo çrregullimet madhore që mund të vijnë si pasojë e saj.
“Nuk duhet te perhapim panik te konsumatoret, aq me teper kur behet fjale per ushqimet e perditeshme, pa pasur referenca dhe rezultate statistikisht te provuara”, vijon mjeku i njohur.
