25 fansa të futbollit iu nënshtruan një analize të gjendjes fizike dhe pisikike gjatë tre ndeshjeve të futbollit. Shkencëtarët nga Universiteti Leeds vunë re se këta adhurues të honepsur të futbollit kryenin një lloj ushtrimi gjatë 90 minutave të ndeshjes, dhe rrahjet e zemrës ju rriteshin për 65%.
Ky lloj “ushtrimi” është i barabartë me një vrapim të lehtë ose ecje prej një orë e gjysmë. Ekspertët shkojnë më tej duke thënë se ta shikosh ekipin tënd të fitojë, përmirëson funksionet psikologjike dhe zhvillon trurin.
Për të kthyer medaljen nga ana tjetër, të shikosh ekipin tënd të humbë, ka të njejtin efekt emocional shumë. Personat që u bënë pjesë e studimit ishin të moshës 22 deri në 65 vjeç. Hulumtuesit, këtyre personave u kishin matur shtypjen e gjakut dhe të rrahurat e zemrës para, gjatë zhvillimit apo dhe pas ndeshjes.
ShHkencëtarët kishin vërejtur ndryshime të dukshme të këtyre parametrave. Personat që kishin parë ndeshjet dhe skuadrat e tyre kishin humbur, kanë treguar se janë ndier të shkatërruar emocionalisht me ditë të tëra por gjatë ditëve të ardhshme, kanë pasur tension të lartë të gjakut.
Dr Andrea Utley, pjesëmarrës i këtij studimi, u shpreh se: “Përfundimisht, ta shikosh një ndeshje futbolli do të thotë të kryesh një ushtrim kardiovaskular, i cili do të ketë edhe efekte psikologjike dhe emocionale”.