Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rama ministër i Jashtëm/ Balla: Zgjedhje e përkohshme, Meta vijon shkeljet

17:47 / January 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bALLA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komenton zhvillimet e fundit politike në vend, ndër më të rëndësishmen propozimi i Edi Ramës për t’u emëruar ministër i Jashtëm, ftuar në studiot e neës 24.

Balla sulmon presidentin Ilir Meta duke thënë se është në garë për të kryer sa më shumë shkelje të Kushtetutës, ndërsa përmend edhe votat e partisë socialiste në Parlament, duke nënkuptuar shkarkimin e tij.

“Është një zgjidhje e përkohëshme, derisa këij debati, nonsensi kushtetues, në aspektin e një procesi të shkelur disa herë nga presidenti i republikës, Kryeministri Edi Rama, ashtu si në disa raste të ngjashme, kryeministri do të jetë ministri i Jashtëm, por sigurisht Gent Cakaj, do të jetë një autoritet i rëndësishëm në politikën tonë të jashtme.

Mua më vjen keq, konstatoj që presidenti ka hyrë në një turravrap që sa më shumë shkelje kushtetuese të bëjë në ditë. Kujtoj këtu që të premten në darkë ka mbaruar afati i shkarkimit të ministrit Bushati. Presidenti e di shumë mirë që edhe në rastin e shkarkimit, ministri qëndron në detyrë derisa të marrë detyrën ministri pasardhës. Janë bërë tani katër apo pesë shkelje kushtetuese, duke filluar që nga momenti i parë i zotit Lleshaj që tani është në detyrë.

Të drejtën e zëvendësimit të anëtarëve të kabinetit nuk e ka pasur kurrë presidenti i republikës. Kujtojmë këtu edhe komisioni i Venecias ka një rast të ngjashëm që e ka shpjeguar. Ne nuk kemi kohë për të humbur as me Ilir Metë, i cili ka zbritur në fushën e betejës politike për të qenë një kryetar alternativ i opozitës. Por ajo që është e rëndësishme, ne nuk kemi kohë për të humbur, kemi plot çështje për t’u adresuar nga kabineti i ri. Puna do të vijojë në çdo ministri sipas programit që kemi.

Kjo është një gjë që ne nuk e ndalim dot, por që me vota në parlament mund të marrë përgjigjen. Ne kemi bërë mirë në 2017 kemi qenë parashikues për të pasur një president nga opozita. Ajo që i bën mirë Shqipërisë është që jo të gjitha institucionet kanë jo nga njëra palë. Ngërçi lind kur të dyja palët janë në gabim. Të gjithë biem dakort se këtu kemi vetëm një palë që shkel kushtetutën”, tha Balla.

Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:58 / June 25, 2026

Grabitën banesën dhe kërcënuan me thikë pronarët, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

13:55 / June 25, 2026

Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n “Hoqa syzet për respekt, ai më goditi me grusht”/

14:56 / June 24, 2026

Vau i Dejës – Zbulohet parcela me kanabis/ Arrestohen vëlla e motër

13:19 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.