FDA-ja paralajmëron në cilën moshë te vogëlushët ekziston rreziku nga butolizmi i shkaktuar me përdorimin e mjaltit.
Drejtoria Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave FDA ka paralajmëruar prindërit që fëmijëve më të vegjël se një vjeç nuk duhet dhënë mjaltë, madje edhe as atë i cili gjendet në biberon.
Është e njohur që mjalti ka të bëjë me butolizmin në moshën e re, mirëpo për të rriturit dhe fëmijët mbi një vjeç ky artikull është absolutisht i sigurt për konsumim.
FDA-ja paralajmëron prindërit dhe kujdestarët që të mos u japin bebeve biberonin e njomur në mjaltë apo atë biberon të cilët përmbajnë mjaltë.
Është kërkuar edhe te shitja online që të ndërpresin shitjen e këtyre produkteve, mirëpo po punohet edhe në zbulimin dhe gjetjen e distributorëve të shitjeve të tilla.
