Në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan janë ankuar disa prindër, të cilët akuzojnë mësuesen e fizikës në shkollën “Azem Hajdari”, se ka goditur fizikisht të paktën 10 nxënës.
Prindërit thonë se arsyeja e vetme që ka ndodhur rrahja është së nxënësve u është kërkuar nga mësuese Elona të nxjerrin librat e fizikës në ditën që ata nuk kanë patur fizikë në program.
“Stop” regjistroi edhe një bisedë mes mësueses dhe një prindi.
Mësuese Elona: Prit një sekondë! Çfarë i thashë Erdës unë?
Prindi: Në momentin, që e ke rrahur moj zonjë, në momentin, që e ke rrahur, i ke thënë: “Çfarë note do dhe mos fol”?
Mësuese Elona: Jo çfarë note do.
Prindi: Pse i dhe librin, pse i dhe librin? E kishte tjetër kush.
Mësuese Elona: Hallin e librit kishe ti?
Prindi: Jo! Moj, nuk lejoj.
Mësuese Elona: Pse s’lejohet?
Prindi: Moj! Nuk lejoj njeri, që t’më ofendojë çunin në orar të mësimit.
Mësuese Elona: T’i jap librin Erdës? Pse s’lejohet?!
Nxënësi: Po e kishte tjetërkush. Pse ia more?
Mësuese Elona: Po ça halli kishe ti te libri? E doje ti?
Nxënësi: Jo!
Mësuese Elona: Po këtu po del, që e doje ti, pse ia dhashë Erdës.
Prindi: Pse ma kape djalin? Ça të bëri djali, që ma kape? Ça të bëri djali, që ma kape për bluze?
Mësuese Elona: Nuk mbaj mend, që ta kem kapur. Më fal mua! Nuk mbaj mend. Më fal mua 100 herë!
Prindi: Kur nuk ke kujtesë, moj motër, rri në shtëpi! Kur nuk ke memorie, rri në shtëpi!
Mësuese Elona: Kujtesë? Unë të rri në shtëpi?
Prindi: Po! Kur nuk e ke kujtesën.
Mësuese Elona: Po kur gënjen ky, unë pse të rri në shtëpi? Mbyllkam sytë kështu! Pse injorante jam unë?
Prindi: Moj, ti e di vetë se ça je, por ti më dëgjo. Unë do të pyes të gjithë fëmijët dhe prindërit, se ca i kam lajmëruar. Ti nuk ma bën mua, kush notë?
Mësuese Elona: Moj, po.
Prindi: Në momentin, që ka rrahur gocën, i ka thënë te veshi. Ça note do ti, që mos të tregojë?
Mësuese Elona: Ça note do ti? Ma sill një çikë Erdën këtu!
Nxënësi: Ja do shkojmë te klasa!
Prindi: Moj, nuk e lej me kaq! Moj zonjë, dëgjo! Moj zonjë.
Mësuese Elona: I thashë Erdës: “Erda urdhëro facoletën”!
Drejtoresha: E pse po qante Erda, çfarë halli pati?
Mësuese Elona: E kapa unë pra.
Drejtoresha: E pse e kape për flokësh, çfarë qenë duke bërë ato nxënës?
Mësuese Elona: Se Erda kishte 4 orë mësimi, që qeshte…
Nxënësi: Nuk ka qesh.
Mësuese Elona: E mo boll ti, po të dëgjoj unë ty po të dëgjoj. Ti pse s’më dëgjon mua?
Prindi: Ej…ej…,me fëmijën tim avash ti, se e kam rritur unë!
Drejtoresha: Elona të lutem shumë!
Prindi: Kur ti bën kështu në syrin tim, imagjinoje çfarë bën pas krahëve!
Drejtoresha: Elona! Të lutem shumë!
Prindi: Lajmëroje policinë pak në telefon!/tvklan
